22:55 / E Diele, 31 Janar 2021 / C E

Barca merr tri pikë, por mbetet shumë larg Atleticos

Barcelona ka marrë tri pikë të arta në La Liga.

Katalonasit kanë mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 21-të të kampionatit spanjoll.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Lionel Messi në minutën e 30-të nga gjuajtja e lirë, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Jordi Alban ë minutën e 49-të me një autogol.

Golin e fitores për Barcën e shënoi Griezmann në minutën e 75-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barca është në vendin e dytë në tabelë me 40 pikë aq sa ka edhe Reali dhe 10 pikë më pak se Atletico Madrid që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/