21:40 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Barca po kërkon yllin e Arsenal për sulmin

Barcelona po kërkon dikë që të mbështes Luis Suarezin në sulm.

Një nga emrat që kampionët e Spanjës janë duke konsideruar është francezi i Arsenalit, Lacazette.

Antoine Griezmann është emri kryesor që pëlqehet nga blaugranët, por në rast dështimi të tij, bashkombasi i tij do të vesh fanellën e Barcës.

Lacazete është pjesë e Arsenalit që nga viti 2017 kur u transferua nga Lyon. 27 vjeçari vitin e kaluar u shpall kampion i Botës me Francën në Rusi. /IndeksOnline/