11:01 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Barca s’po mbledhë më yje, po e kërkon një 9-sh nga Kina!

Barcelona është e vendosur të nënshkruaj me një sulmues në afatin kalimtar të janarit. Pas shitjes së Munir, Ernesto Valverde i ka porositur drejtuesit e skuadrës që të transferojnë një sulmues me përvojë.

Ideja e fundit në kampin katalonas është nënshkrimi me sulmuesin nigerian, Odion Ighalo.

Sulmuesi afrikan luan te Changchun Yatai në Kinë, atje ku po shënon shumë gola.

Ighalo ka përvojë në disa kampionate pasi më parë ka luajtur te Udinese, Granada, Watford, e tani në Kinë. Mosha e tij është ideale pasi që nigeriani ka 29 vite mbi supe.

Shpejtësia, forca dhe qetësia para gole janë tri elementet që Valverde i vlerëson te lojtari./Indeksonline/