16:16 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Barça të presë deri në ditët e fundit të afatit kalimtar për ta transferuar një mesfushor

Kur kanë mbetur edhe tri javë deri në mbyllje të afatit kalimtar veror, Barcelona dëshiron transferimin e një mesfushori në ditët e ardhshme.

Klubi katalunas nuk ka mbaruar ende punë në afatin kalimtar veror, pasi Ernnesto Valverde kërkon edhe një mesfushor, transmeton IndeksOnline.

Në tavolinë, janë disa emra të lojtarëve, të cilët klubi dëshiron t’i transfrojë. Megjithatë, operacione të lehta nuk ka, por Barcelona nuk është duke nxituar.

Katalunasit tashmë i ka nevojat bazike për sezonin e ardhshëm, por ata duan më shumë dhe për këtë është duke punuar Eric Abidal.

Ka katër lojtarë të cilët janë në radarin e klubit dhe klubi duhet të presë deri në ditët e fundit për një lëvizje të mundshme.

Lojtarët në fjalë janë Adrien Rabiot, Thiago Alcantara, Frenkie De Jong dhe Miralem Pjanic./IndeksOnline/