23:57 / E Mërkurë, 12 Tetor 2022 / Gj. Sh

Barcelona 90% është në Europa League, ja matematika

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim sonte në Camp Nou kundër Interit.

Blaugranët e nisën mirë ndeshjen duke kaluar të parët në epërsi, por që në pjesën e dytë ata u gjenden dy herë në disavantazh, shkruan IndeksOnline.

Përkundër kësaj, rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte i barabartë 3-3.

Ky rezultat i sotëm i Barcelonës, mund ti kushtoj klubit me eliminim nga Liga e Kampionëve.

Gjasat janë të mëdha që skuadra spanjolle të luaj në Europa League.

Kjo mund të ndodh lehtësisht, pasi që tashmë Bayern Munchen ka siguruar kualifkimin në fazën e Eliminimit direkt, ndërsa Interi me një fitore në ndeshjen e ardhshme në shtëpi ndaj Plzenit do të siguronte kualifikimin.

Zikaltërit mund të kualifikohen edhe me një barazim nëse Barcelona barazon apo humb me Bayernin në ndeshjen e radhës./IndeksOnline/