20:07 / E Premte, 01 Korrik 2022 / Gj. Sh

Barcelona arrin marrëveshje me Raphinha

Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit Raphinha, transmeton Indeksonline.

Gerard Romero ka njoftuar se Barcelona ka mbyllur marrëveshjen me skuadrën e Leeds, për një shifër prej 60 milionë euro, e cila do të paguhet në tre këste.

Po ashtu katalanasit kanë rënë dakord edhe me brazilianin Raphinha, i cili do të ketë page prej 6 milionë euro neto në sezon./Indeksonline/