15:16 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Barcelona arrin marrëveshje personale me yllin e Manchester United

Katër ditët e fundit të merkatos në Angli duket se do të jenë të nxehta, pasi që pritet të ketë lëvizje të yjeve, shkruan Indeksonline.

Sigurisht ekipi i Manchester United do të jetë në qendër të vëmendjes shkaku i marrëdhënies jo të mirë të Jose Mourinhos me Paul Pogba. Ky i fundit duket se sezonin tjetër nuk do të jetë pjesë e gjigantit anglezë.

Sipas mediave italiane, Pogba ka arritur marrëveshje personale me ekipin spanjoll, Barcelona. Tani spekulohet se agjenti i lojtarit, Riaola është në Manchester për të paraqitur ofertën e Barcelonës, që thuhet të kap shifrën e 100 milionë eurove.

Pogba po ashtu ishte i lidhur me një kalim tek Juventus por “Zonja e Vjetër” duhet të shesë Pjanic për të blerë yllin francez.

Nëse Pogba largohet, atëherë ylli i Lazios, Sergel Milinkovic-Savic mund të jetë ai që do të zëvendësoj fituesin e Kupës së Botës tek “Red Devils”. /Indeksonline/