23:18 / E Shtunë, 13 Gusht 2022 / Gj. Sh

Barcelona barazon pa gola me Rayo Vallecanon

Skuadra e Barcelonës e ka nisur me barzim edicionin e ri në La Liga.

Me shifrat 0-0, Blaugranët barazuan në Camp Nou ndaj Real Vallecanos, shkruan IndeksOnline.

Në këtë takim debutuan edhe transferet e reja të Barcelonës.

Lewandowski, Raphinha e Christensen, e nisën ndeshjen nga fillimi, ndërsa Kessie u inkuadrua në pjesën e dytë.

Ish mesfushorit i Milanit arriti të shënonte edhe gol, por u anulua për pozicion jasht loje./IndeksOnline/