18:23 / E Martë, 26 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Barcelona bëhet skuadra e parë 5G

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, CEO i GSMA, John Hoffman, presidenti i Telefónica España, Emilio Gayo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Capital Mobile World, Carles Grau, prezantuan sot projektin 5G të Camp Nou.

Teknologjia e lartë e internetit do të jetë prezentë në stadiumin e Barcës për të rritur efikasitetin e rrjetit të shpërndarë në këtë zonë të qytetit, shkruan Indeksonline.

Vendosja e kamerave prej 360º në vende të ndryshme rreth Camp Nou pa nevojën për kabllo do të thotë një përvojë e madhe mund të përcillet tek çdo shikues në shtëpi.

Me syzet Virtual Reality, spektatori do të jetë në gjendje të shikojë ndeshjen nga kutia e drejtorëve, nga prapa një goli, nga stolat ose nga çdo pikëpamje në çdo kohë të caktuar.

Sapo kjo teknologji të jetë plotësisht operative, ata do të jenë në gjendje të shikojnë dhe të dëgjojnë lojën sikur të ishin në fushë. /IndeksOnline/