23:23 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Barcelona bën detyrën, nesër mund të shpallët kampion

Barcelona ka mposhtur Alavesin si mysafir me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 34-të të La Ligas.

Kampionët në fuqi fitoren e arritën në pjesën e dytë pasi 45 minutat e parë rrjetat mbetën të pa prekura, shkruan Indeksonline.

Golin e parë për Barcën e realizoi Carles Alena në minutën e 55-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Luis Suarez pesë minuta më vonë me një gol nga penalltia.

Lionel Messi u inkuadrua në minutën e 61-të por nuk arriti të gjejë rrjetën.

Me këtë fitore, Barca është në vendin e parë me 80 pikë, 12 më shumë se Atletico dhe nesër mund të shpallët kampion nëse madrilenët mposhtën nga Valencia. /IndeksOnline/