23:51 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / OSH

Barcelona del jashtë ideologjisë së vet, mbi 50 krosime i bënë kundër Granadas

Klubi i Barcelonës sonte nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 kundër Granadas.

Me këtë barazim, katalunasit vetëm sa thelluan krizën e tyre, transmeton Indeksonline.

Trajner i Barcelonës, Ronald Koeman në vend që ta praktikoj ideologjinë e legjendës, Johan Cruyff, ai është duke e bërë krejtësisht të kundërtën.

Në ndeshjen kundër Granadas, Barcelona bëri hiq më pak se 54 krosime, ku vetëm 14 ishin të suksesshme.

Nga krosimi, Barcelona arriti të gjej golin. Por, loja me krosime nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Barcelonës./Indeksonline/