11:39 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Barcelona dhe Manchester City në garë për mbrojtësin e Interit

Barcelona dhe Manchester City duhet të paguajnë një shumë të lartë nëse duan të nënshkruajnë me qendërmbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Siç shkruan CalcioMercato ishin gjigantët anglez të Manchester City ata të cilët ofruan një shumë prej 65 milionë eruosh për Skriniar, shumë kjo e refuzuar nga drejtuesit e klubit të Interit.

Inter siç raportohet do ta linte të lirë sllovenin vetëm nëse në zyret e klubit vie një ofertë prej 90 milion eurosh.