11:22 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Barcelona dhe Messi një dashuri pa fund, argjentinasit së shpejti i zgjatet kontrata

Barcelona duket se e ka ndërmend ta mbaj futbollistin, Lionel Messi deri në përfundim të karrierës.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, katalunasit po mendojnë që t’ia zgjasin kontratën argjentinasit, transmeton Indeksonline.

Kontrata aktuale e Messit përfundon në vitin 2021 por ajo pritet që të vazhdohet deri në vitin 2022 apo 2023.

Ende nuk dihet se a do të ketë rritje të pagës dhe a do të ketë ndryshim të klauzolës me kontratën e re.

Barcelona së fundmi ia zgjati kontratën mbrojtësit, Jordi Alba./Indeksonline/