20:31 / E Hënë, 19 Korrik 2021 / OSH

Barcelona dhe Milani hedhin idenë e çmendur, shkëmbimin mes Coutinhos dhe Romagnolit

Mediumi i njohur “Sky Sports” ka raportuar se Barcelona dhe Milan janë negociata momentalisht.

Sipas “Sky Sports”, dy klubet e kanë hedhur në tavolinë idenë e shkëmbimit mes Coutinhos dhe Romagnolit, transmeton Indeksonline.

Por, Milano duhet të jap edhe 20 milionë euro ekstra për të transferuar brazilianin.

Katalunasit janë të interesuar ta largojnë Coutinhon për shkak të pagës së lartë dhe lëndiemve të shumta që ka./Indeksonline/