20:01 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Barcelona dhuron 30 mijë maska shkaku i koronavirusit

Skuadra e Barcelonës ka dhuruar 30.000 maska qeverisë së Katalonisë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Sipas klubit maskat u prodhua në Kinë nga kompania e sigurimeve Taiping që është edhe partneri i klubit, transmeton IndeksOnlie.

Barcelona tregoi që këto maska do të shpërndahen në shtëpitë e pleqëve.

Po ashtu skuadra katalunase tregoi se përmes fondacionit të tyre është duke bërë çdo gjë që të ndihmojnë në krizën e koronavirusit./IndeksOnline/.