23:23 / E Martë, 07 Prill 2020

Barcelona do të transferoj futbollistin që po shkëlqente te Milani

E përditshmja spanjolle Marca, sot ka lansuar një lajm bombastik duke raportuar se Barcelona synon transferimin e mbrojtësit të Milanit Theo Hernandez.

22-vjeçari u transferua te Milani verën e kaluar nga Reali i Madridit dhe ka shkëlqyer me Rosonerët në Serie A.

Hernandez ka shënuar 6 gola këtë sezon dhe është golashënuesi i dytë më i mirë te Milani.

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë pas dështimit me Firpon dhe Hernandez është lojtari ideal për ta pasuar Alban.

Milani vështirë se do ta lejojë largimin e Hernandez, mirëpo Barcelona është e gatshme të bëjë një ofertë prej 50-60 milionë eurove për të bindur Rosonerët. /IndeksOnline/