13:51 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona e dëshiron sulmuesin e Tottenham Hotspur

Barcelona ka bërë sulmuesin e Tottenham Hotspur, Fernando Llorente si objektivin kryesor të merkatos, sipas raporteve nga Spanja.

Pas largimit të Munir el Haddadi në Sevilla ata tani më janë pa sulmues rezervë dhe e shohin Llorenten si lojtar ideal që do të mund të ishte rezervë e sulmuesit uruguajan Luis Suarez, shkruan Indeksonline.

Barcelona ka konkurrencën e ish-klubit të Fernando Llorentes, Atletikos së Bilbaos të cilët thuhet se janë të interesuar në shërbimet e 33-vjeçarit.

Llorente do të kishte minutazhë më të madhe në Bilbao pasi klubi është në luftën për mbijetesë në La Liga për herë të parë në historinë e klubit./Indeksonline/