23:49 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / Blerim

Barcelona e siguron finalen e Superkupës së Spanjës me penallti ndaj skuadrës së Adnan Januzajt

Barcelona është finaliste e Superkupës së Spanjës.

Skuadra e Barcelonës ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës pas ekzekutimit të penalltive, shkruan GazetaBlic Sport.

120 minutat e ndeshjes janë mbylur me rezultatin e barabartë 1:1, me ç’rast nuk kanë zbuluar finalistin e Superkupës së Spanjës.

Frenkie De Jong ka shënuar për Barçën, kurse Oryazabal shënoi në pjesën e dytë për Real Sociedad, për ta vulosur rezultatin 1:1.

Në penallti, skuadra e Barcelonës u tregua më e saktë, duke fituar me rezultatin 3:2.

Real Sociedad: Jon❌, Oryrazabal ❌, Jose ❌, Merino ✔️, Januzaj ✔️.

Barcelona: De Jong❌, Dembele✔️, Pjanic ✔️, Griezmann ❌, Puig ✔️.