09:10 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Barcelona e pakënaqur me referimin në ndeshjen kundër Interit, do të ankohet në UEFA

Skuadra e Interit ka mposhtur Barcelonën në “Guiseppe Meazza” me rezultatin minimal 1:0.

Inter ka mposhtur Barcelonën dhe ka marrë tre pikë të mëdha në Champions League, për të vazhduar shpresën për kalimin tutje.

Zikaltërit kanë fituar me rezultatin minimal 1:0, falë golit të Hakan Calhanoglut.

Megjithatë, kishte pakënaqësi të madhe tek skuadra spanjolle ndaj referimit nga gjyqtari i ndeshjes, në veçanti tek rasti i Dumfries, atje ku luajti me dorë brenda zones, por gjyqtari nuk akordoi penallti.

Tashmë, sipas gazetarit Miquel Blazquez, skuadra spanjolle ka vendosur të kërkojë drejtësi dhe ka përgatitur një ankesë formale për ta dërguar në UEFA ndaj gjyqtarit Slavko Vincic.