22:57 / E Diele, 13 Mars 2022 / C E

Barcelona e “shkel” Osasunan

Xhiro e 28 e La Ligas ka sjellë një tjetër fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme për Barcelonën.

Skuadra e trajnerit Xavi Hernandes ka shënuar një tjetër sukses duke arkëtuar tri pikë të reja nga ballafaqimi me Osasunën, skuadër të cilën të dielën e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 në “Camp Nou”.

Triumfi i katalanasve u vulos brenda 45’ minutave të para pasi vendasit krijuan epërsi prej 3-0 me golat e realizuar nga Ferran Torres (2) dhe Aubameyang, derisa ishte Osumane Dembele ai që dha dy asiste.

Rezultatin final të ndeshjes prej 4-0 e vulosi Pulg me golin e tij të realizuar në minutën e 75’ të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona pozicionohet në vendin e tretë në tabelë me 51 pikë, vetëm pesë më pak se Sevilla e vendit të dytë.