09:15 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Barcelona e vendos përfundimisht, ky do të jetë zëvëndësuesi i Luis Suarezit

Barcelona vazhdon të kërkojë një zëvëndësim adekuat për Luis Suarezin, sulmuesin që u operua pak ditë më parë dhe do të jetë jashtë për thuajse tërë sezonin.

Sulmuesi i Valencias, Rodrigo me shumë gjasa do të jetë goditja e Barçës në këtë afat kalimtar. Plot 60 milionë euro pritet t’u kushtojë katalonasve blerja e sulmuesit spanjoll.

Ka dy vjet që Barça po e ndjek Rodrigon por që lëndimi i Suarezit e ka detyruar që në afatin e janarit të mendohet marrëveshja me të.

Timo Werneri ka qenë opsioni rezervë i Barcelonës për sulmin./Indeksonline/