23:25 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / A. A

Barcelona, ekipi i vetëm që ka fituar gjitha ndeshjet në Ligën e Kampionëve

Barcelona fitoi me lehtësi 3-0 në Hungari ndaj Ferencvarosit, në kuadër të xhiros së 5-të në Ligën e Kampionëve.

Gjithë punën spanjollët e kryen në pjesën e parë duke shënuar tre gola me Griezmann, Braithëaite dhe Dembele.

Barcelona është e para në grup me 15 pikë, 3 më tepër se Juventusi që është në vendin e dytë.

Njëherit, skuadra e Ronald Koeman është e vetmja që ka bilanc 100% pozitiv në Ligën e Kampionëve sivjet me 5 fitore në 5 ndeshje.

Ndeshja e fundit e fazës së grupeve zhvillohet në Camp Nou kundër Juventusit.

/Indeksonline/