20:54 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / OSH

Barcelona ende i ka borxh Liverpoolit dhe Juventusit për Coutinhon edhe Pjanicin

Klubi i Barcelonës është duke kaluar në një krizë financiare dhe kjo për shkak se ish-bordi i kaluar bëri transferime me shifra të mëdha pa i menduar pasojat ekonomike.

Sipas “2PlayBook”, katalunasti i kanë 115 milionë euro ekipeve tjera për transferimet që i kanë bërë.

Barcelona i ka 39 milionë euro borxh Juventusit për transferimin e Miralem Pjanicit, 32 milionë euro Ajaxit për transferimin e Frenkie de Jong po ashtu edhe 13 milionë euro për transferimin e Sergino Dest.

Po ashtu katalunasit ende ia kanë borxh 13 milionë euro Liverpoolit për transferimin e Philippe Coutinhos.

Katalunasit patën 481 milionë euro humbje në sezonin 2020/2021 për shkak të pandemisë./Indeksonline/