13:30 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Barcelona fiton “El Clasicon” për sulmuesin e Eintracht Frankfurt

Barcelona ka mposhtur Realin në garën për të siguruar shërbimet e futbollistit Luka Jovic.

Sipas Diario Sport, skuadra katalonase ka arritur marrëveshje për kushtet e sulmuesit të Eintracht Frankfurt me qëllimin për ta transferuar lojtarin në verë.

Real Madridi gjithashtu ka deklaruar interesimin e tyre për 21-vjeqarin, por rivalët e tyre si duket që kanë fituar garën për të nënshkruar me Jovic.

Jovic ka shënuar 14 gola dhe 3 asistime në Bundesligë këtë sezon. /IndeksOnline/