20:57 / E Diele, 28 Maj 2023 / C E

Barcelona fiton lehtësisht ndaj Mallorcas

Barcelona ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Mallorcas në La Liga.

Katalonasit triumfuan 3:0 ndaj ishullorëve në duelin e vlefshëm për javën e parafundit në elitën e futbollit spanjoll.

Ansu Fati Kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e katërt të ndeshjes.

Punët për mysafirët u përkeqësuan edhe më shumë kur Ndiaye u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të.

Në të 24-tën sërish Ansu Fati realizoi për të dyfishuar epërsinë e vendasve.

Në të 70-tën, Gavi shënoi për epilogun e këtij takimi, Barcelona 3, Mallorca 0.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 88 pikëve në vendin e parë, kurse Mallorca mbetet e 12-ta me 47 pikë dhe nuk e rrezikon rëniën nga elita.