19:46 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Barcelona gjen zgjidhje të çuditshme për vonesat e Dembeles


Vonesat Ousmane Dembele në stërvitjet e Barcelonës janë bërë ‘hit’ në mediat sportive.

Duke parë që ky problem po vazhdon, Barcelona i ka gjetur një zgjidhje francezit që të mos vonohet, transmeton Indeksonline.

E përditshmja ‘Marca’ raporton që Barcelona i ka vendosur një rregull strikte Dembeles.

Ai nuk ka të drejt ta vendos telefonin në ‘silent’ apo ta ndal gjatë natës.

Këto vonesa të tij besohet se po shkaktohen për shkak se francezi po qëndron natën zgjuar duke luajtur video-lojëra.

Të njëjtin problem po besohet se e ka edhe ylli i Arsenalit Mesut Ozil./Indeksonline/