18:25 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / Gjelbrim

Barcelona i bie pishman, nuk ankohet në UEFA për ndeshjen me Interin

Barcelona ndryshoi vendimin për ankesën për arbitrimin në ndeshjen ndaj Interit sipas Diario Sport.

Fillimisht, Barça donte të bënte një ankesë për arbitrimin e ndeshjes së Champions League dhe të kërkonte që të mos caktohej në ndeshjet e tyre gjyqtari Paul van Buekel, i cili ka punuar në ndeshjet me Interin dhe Bayernin, shkruan abcnews.al.

Pavarësisht indinjatës së lojtarëve dhe drejtuesve të Blaugranëve, pas diskutimeve në Barcelonë, ata vendosën se ankesa nuk ishte mënyra më e mirë për të shprehur qëndrimin e tyre.

Barcelona do të përpiqet të komunikojnë pozicionin e tyre në mënyra të tjera. /abcnews.al/