14:32 / E Hënë, 22 Gusht 2022 / B O

Barcelona i bin tunelin dhe e përcjellë në Serie A mbrojtësin e famshëm

Barcelona sot e ka përshëndetur me ceremoni speciale mbrojtësin e skuadrës, Samuel Umtitin. Me tunelin e krijuar në stërvitje, lojtarët e Barcelonës janë ndarë me mbrojtësin francez.

Umtiti do të huazohet në Lecce për të vazhduar karrierën në Serie A. Barcelona do të marrë kompensim për çdo ndeshje që Umtiti luan për ekipin e Serie A.

Francezi, i cili ka probleme me gjurin që nga viti 2018, duhet të tregojë se është gati për të garuar sërish në nivelet më të larta pas probleme të vazhdueshme që kishte me gjendjen fizike./Indeksonline/