17:46 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Barcelona i premtoi Neymarit këtë gjë vetëm që të mos transferohej te Real Madridi

Gjatë verës së kaluar Neymar ishte afër rikthimit te Barcelona.

Mirëpo ai po ashtu ishte afër një transferimi edhe te Real Madridi mirëpo kjo gjë po besohet që nuk ka ndodhur pas një premtimi që i ka bërë Barcelona, transmeton IndeksOnline.

Sipas MundoDeportivo nga skuadra e Barcelonës, Neymarit i është premtuar transferimi te katalunasit.

“Ose do të transferoheni këtë verë ose vitin tjetër, kjo është e sigurtë” besohet që i është thënë brazilianit.

E siç duket kjo gjë ka mundësi të ndodh këtë verë pasi që Barcelona që tani ka filluar përgaditjet që të mundësohet rikthimi i Neymar./IndeksOnline/.