22:56 / E Premte, 29 Shtator 2023 / Gj. Sh

Barcelona i rikthehet fitoreve, i falet Ramosit

Pas barazimit në mesjavë ndaj Mallorcas, Barcelona i është rikthyer fitoreve.

Katalanasit mposhtën në shtëpi skuadrën e Sevillas, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Ishte një autogol i Sergio Ramosit në minutën e 76-të, që i solli fitoren skuadrës së Xavit.

Kjo fitore i siguron përkohësisht Barcelonës vendin e parë në tabelën e La Ligas me 20 pikë në tetë ndeshje.

Në anën tjetër Sevilla renditet në pozitën e 12-të me 7 pikë./IndeksOnline/