13:11 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / C E

Barcelona, i vë kusht Lautaros për ta blerë nga Interi

Barcelona ia ka bërë të ditur Lautaro Martinezit se ai mund të transferohet në Camp Nou vetëm nëse bën një kërkesë për t’u larguar nga Interi.

Por shefi i Interit, Giuseppe Marotta, insiston se ai është i lumtur tek Interi dhe se klubi nuk është i detyruar ta shesë atë.

Marotta dëshiron ta mbajë futbollistin pasi që Antonio Conte po kërkon ndërtimin e një skuadre që do të jetë në gjendje të rivalizojë me skuadrën e Juventusit për sezonin e ardhshëm.

 Zonja e Vjetër është shkëputur 11 pikë nga Inter i vendit të tretë kur kanë mbetur vetëm edhe 8 ndeshje për t’u zhvilluar. /IndeksOnline/