19:47 / E Martë, 09 Gusht 2022 / Gjelbrim

Barcelona ia ndryshon numrat e fanellave Aubumeyangit dhe Torresit

FC Barcelona ka konfirmuar ndryshimin e numrave të Ferran Torresit dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi spanjoll, që kishte numrin 19 në sezonin e fundit, nga sezoni i ri do të mbajë numrin 11 në fanellë, të liruar nga Adama Traore.

Hagi, Overmars, Rivaldo, Neymar dhe Dembele janë futbollistët që kanë mbajtur këtë numër në të kaluarën.

Kurse, për Aubameyangun numri i ri është numri 17, që u lirua pas largimit të Luuk de Jong. Sulmuesi nga Gaboni në sezonin e fundit kishte numrin 25.

Griezmann, Pedro, Paco Alcacer, Giovanni Dos Santos, Trincao dhe  Munir janë futbollistët që kanë veshur fanellën me këtë numër në të kaluarën.