13:31 / E Diele, 29 Gusht 2021 / OSH

Barcelona ia ndryshon numrin Rey Manajt, a e ka marr ndonjë lojtar 10-shin?

Klubi i Barcelonës ka publikuar listën me numra të fanellave për ndeshjen me Getafen.

Pjesë e listës është edhe shqiptari, Rey Manaj. Ai tash do ta ketë numrin 17, pasi që Coutinho është rikthyer në listën e të ftuarve dhe e merr numrin e tij, 14, transmeton Indeksonline.

Numri 10 mbetet ende i paprekshëm. Në rast se Manaj qëndron në Barcelonë, atëherë numrin 10 do ta marr Ansu Fati.

Por, në rast se Manaj huazohet te Mallorca, siç po raportohet, atëherë numrin 17 e merr Ansu Fati, kurse 10-shi mbetet i paprekshëm./Indeksonline/