Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Barcelona ka marrë “dritën jeshile” nga trajneri Hansi Flick për vazhdimin e bashkëpunimit.
Sipas Mundo Deportivo, kontrata është rinovuar deri në vitin 2028.
Sipas këtij raportimi, trajneri gjerman pritet të nënshkruajë kontratën e re vetëm pasi skuadra katalanase të sigurojë titullin e La Liga
Kjo mund të ndodhë që këtë fundjavë, nëse Barcelona arrin të mposhtë Osasuna dhe nëse Real Madrid humb pikë në përballjen ndaj Espanyol./Indeksonline/

