16:19 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Barcelona kërkon kampionin e Botës si zëvendësues të Suarez

Barcelona është duke kërkuar një qendërsulmues si zëvendësues i Luis Suarez.

Katalonasit kanë shenjëstruar “pykën” e Chelseas, Olivier Giroud, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave spanjolle, Valverde është interesuar për francezin pas largimit të Munir El Haddadi në Sevilla.

Londinezët gjithashtu mund të humbasin Alvaro Moratën por edhe Giroud është në të njëjtën rrugë.

Largimi i tij shumë do të varet edhe nga blerja ë një sulmuesi nga Chelsea. /IndeksOnline/