10:46 / E Diele, 07 Gusht 2022 / C E

Barcelona kërkon nga veteranët t’i ulin edhe më shumë pagat

Barcelona vazhdon të punojë me skenarë të ndryshëm për rregullimin e bilanceve të veta financiare për të qëndruar brenda rregullave të “fair play” Financiar.

Sipas “Mundo Deportivo”, këto ditë klubi ka zhvilluar takim me dy nga kapitenët, Sergio Busquets dhe Gerard Pique.

Klubi u ka kërkuar lojtarëve ulje të mëtejshme të pagës së tyre dhe duket se ka gjetur mirëkuptimin e mesfushorit dhe të mbrojtësit.