12:22 / E Diele, 12 Korrik 2020 / indeksADMonline

Barcelona konfirmon lëndimin e yllit të skuadrës

Barcelona ka konfirmuar lajmin e keq se Antonie Griezmann është dëmtuar.

Sulmuesi francez luajti si titullar në fitoren e Barcelonës kundër Valladolid me rezultatin 0-1. Lojtari i shumë kritikuar pati një problem muskulor.

Stafi mjekësor i Barçës ka kryer analizat për lojtarin dhe ka kuptuar se ka një problem në këmbën e tij të djathtë.

“Testet e kryera këtë mëngjes kanë treguar se Antonie Griezmann ka një problem në muskujt e këmbës së tij të djathtë.

“Gjendja e tij duhet parë në vazhdimësi”, – shkruan klubi katalanas.