22:07 / E Hënë, 30 Gusht 2021 / OSH

Barcelona largon Emersonin transferon futbollistin e Arsenalit

Klubi i Barcelonës do ta shesë mbrojtësin brazilian, Emerson Royal tek Tottenham për 30 milionë euro.

Gazetari, Matte Moretto raporton që klubi katalan tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij, transmeton Indeksonline.

Mbrojtësi spanjoll i Arsenal, Hecto Bellerin pritet të transferohet tek Barcelona.

Bellerin po kërkon largimin nga Arsenal dhe Barcelona shihet si ekip favorit për ta transferuar atë.

Vlen të kujtojmë që spanjolli është prodhim i akademisë së Barcelonës./Indeksonline/