17:54 / E Shtunë, 14 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona lëshon pikë në udhëtim, “buzëqesh” Real Madridi

Barcelona nuk ka arritur më shumë se vetëm një barazim ndaj Sociedadit në udhëtim me rezultat 2:2.

Të dyja ekipet e patën nga një herë epërsinë por s’arritën ta ruanin atë, shkruan Indeksonline.

Fillimisht Oyarzabal realizoi nga penalltia për ta barazuar më pas Griezmann.

Edhe pjesa e dytë dhuroi nga një gol në të dyja taboret, ndërsa kësaj radhe ishin blaugranët që kaluan në epërsi përmes Suarezit i cili mori asistin si dhuratë nga Messi.

Në minutën e 62-të Isak barazoi rezultatin dhe mbylli fatin e këtij takimi.

Me këtë barazim, Barcelona shkon në kuotën e 35 pikëve, një më shumë se Reali i cili e ka një ndeshje më pak.

Ndeshja tjetër do të jetë “El Clasico” mes Realit e Barcelonës që zhvillohet më 18 dhjetor./Indeksonline/