17:43 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Barcelona – Liverpool, cila skuadër është favorite? Përgjigjet Mourinho!

Trajneri i njohur, Jose Mourinho që tani po punon si analist për mediumin BeIN Sports, ka dhënë opinionin e tij para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona – Liverpool. Sipas tij, Barcelona me Messin është favorite për një arsye.

“Do të thoja që nëse Barcelona nuk do ta kishte Messin, Liverpooli do të ishte kampion. Por Messi është Messi. Nuk themë që Messi është special vetëm në një periudhë të caktuar, ai është gjithmonë i veçantë” deklaroi Mourinho.

Ndeshja Barcelona – Liverpool zhvillohet sonte nga ora 21:00 në stadiumin Camp Nou. /Indeksonline/