22:54 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Barcelona luan “poker” me Villarrealin, Koeman debuton me fitore të thellë

Barcelona ka mposhtur Villarrealin me rezultat 4-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të La Ligas.

Ndeshja e parë e Koeman si traner i Barcës ishte fantastike duke krijuar dhe shënuar, shkruan Indeksonline.

Dy golat e parë në ndeshje erdhen nga i riu Ansu Fati. Ai shënoi në minutën e 15-të dhe 19-të të ndeshjes.

Gol shënoi edhe Messi nga penalltia në minutën e 35-të të ndeshjes.

Për 4-0 u përkujdes lojtari i Villarrealit që dërgoi në portën e tij një krosim të Messit.

Këto janë tri pikët e para të Barcës këtë sezon me dy lojë më pak të zhvilluara. /IndeksOnline/