15:31 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / C E

Barcelona: Mbreti i El Clasicos

Të shtunën zhvillohet El Clasico e parë e këtij sezoni në La Liga.

Barcelona dhe Real Madrid do të ndeshen në kuadër të javës së shtatë të kampionatit spanjoll.

Dy skuadrat vijnë nga një start jo shumë i mirë në këto javë të para të kampionatit, shkruan Indeksonline.

Reali ka 10 pikë në vendin e tretë derisa Barca në venin e nëntë me 7 pikë por me dy lojë më pak të zhvilluara.

Në mungesë të Cristiano Ronaldos, Lionel Messi do të jetë ylli i vetëm i ndeshjes që ka dhuruar spektakël sa herë që është luajtur.

Mbreti i El Clasicos“, ka shkruar Barcelona në rrjetet sociale duke ia bashkëngjitur një fotografi të Messit. /IndeksOnline/