20:39 / E Shtunë, 18 Dhjetor 2021 / C E

Barcelona me mund të madh fiton ndaj Elches

Barcelona e ka arritur një fitore të mundimshme në shtëpi ndaj Elches. Katalonasit triumfuan 3:2, në një ndeshje që e dominuan sidomos në pjesën e parë.

Barcelona krijoi epërsi të dyfishtë brenda tre minutave.

Fillimisht Ferran Jutgla shënoi në minutën e 16-të, kruse tre minuta më pas Gavi e dyfishoi epërsinë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0, ndërsa e dyta nisi keq për vendasit.

Elche arriti ta barazonte rezultatin për dy minuta, përmes Tete dhe Milla në minutat 62 dhe 63.

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte pa fitues, në skenë doli Nico që shënoi golin e fitores në minutën e 85-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barcelona ngritet në pozitën e shtatë me 27 pikë.