16:01 / E Enjte, 16 Maj 2019 / indeksADMonline

Barcelona me mungesë të madhe për dy ndeshjet e fundit

Marc-André ter Stegen mund të mungoj në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës këtë sezon.

Portieri gjerman ka pësuar një lëndim në gju dhe pritet të mos paraqitet në këto dy ndeshje, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra përmes faqes zyrtare në Twitter.

“Ter Stegen ka disa dhimbje në gju të këmbës së djathtë. Lojtari është duke u shëruar dhe do të njoftoheni për disponueshmërinë e tij”, ka shkruar Barcelona.

Katalonasit do të ndeshen me Eibarin në xhiron e fundittë La Ligas derisa me 25 maj luan finalen e Kupës së Spanjës. /IndeksOnline/