17:58 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Barcelona me “pesëshe n’kajmak” ndaj Eibarit, Messi kompletoi pokerin

Barcelona ka shënuar fitore në ndeshjen ndaj Eibarit në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Messi realizoi het-trik në pjesën e parë, ndërsa më pas edhe një gol duke bërë shaka me portierin, shkruan Indeksonline.

Krejt në fund realizoi edhe Arthur për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Barcelona del në vendin e parë me 55 pikë, dy më shumë se Real Madridi i cili do të luaj sonte ndaj Levantes./Indeksonline/