23:32 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Barcelona merr masa pas humbjes, me ofertë për Lautaron e Interit

Barcelona pësoi humbje 2:0 sot nga Valencia në kuadër të javës së 21 në La Liga.

Menjëherë u vërejt mungesa e një qendërsulmuesi, teksa askush nuk arriti ta mbushte boshllëkun që la Suarez i cili u lëndua ndaj Atletico Madridit, shkruan Indeksonline.

Sipas Catalunya Radio, Barcelona ka dërguar ofertën e saj drejt Interit për nënshkrimin e Lautaro Martinez, menjëherë pas humbjes nga Valencia sot./Indeksonline/