23:53 / E Enjte, 22 Prill 2021 / Blerim

Barcelona mesazh Atleticos, 5 gola ndaj Getafes

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Barcelonës dhe Getafes, duel ky në kuadër të xhiros së 31’të në La Liga.

Me rezultatin final në 5:2, Barcelona ka fituar tre pikë të arat nga kjo përballje për të vazhduar luftën për titull, shkruan IndeksOnline

Me dy golat e Messit një autogol, finalizimin e Araujos dhe golin e Griezmann nga penalltia në fund të takimit, Barcelona e gjunjëzoi Getafen që shënoi përmes autogolit të Lenglet dhe Unal.

Barcelona me këtë fitore shkon në kuotën e 68 pikëve dhe merr vendin e tretë në tabelën e La Ligas.