18:34 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Barcelona në krizë ekonomike por detyrohet të ja jap 5 milionë euro Dortmundit

Klubi i Barcelonës e bleu Ousmane Dembelen në vitin 2017 nga skuadra e Dortmund.

Por, katalunasit ende nuk kanë arritur të shohin më të mirën nga francezi, transmeton Indeksonline.

Lëndimet e shpeshta kanë bërë që ai më shumë të jetë në spital se sa në fushë.

Megjithatë, katalunasit ende nuk kanë arritur të paguajnë çmimin e plotë të Dembeles.

Së fundmi, Barcelona ka dërguar edhe 5 milionë euro në konton e klubit gjerman. Kjo pasi në marrëveshjen që ishte arritur në vitin 2017-të, katalunasit detyrohen të ja japin Dortmundit nga 5 milionë euro kur Dembele arrin të luaj, 25,50,75 dhe 100 ndeshje.

Francezi për momentin ka arritur të luaj 83 ndeshje. Pra, kur Dembele të arrij ndeshjen e 100-të, Barcelona do të detyrohet të ja jap 5 milionë euro Dortmundit./Indeksonline/