Barcelona në Premierligë pas pavarësimit të Katalonisë? Wenger i befason të gjithë
Arsene Wenger ka folur për mundësinë që Barcelonë të luajë në Premierligë, nëse Katalonia pavarësohet nga Spanja
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger me shaka ka thënë se nëse Barcelonë i bashkohet Premierligës, atëherë ai do të fillonte të mësonte gjuhen katalone.
Ndërsa, pa shaka Wenger tha se nëse Barcelona i bashkohet Premierligës, atëherë titulli do të bëhej edhe më i vështirë.
“Barcelona në Premierligë? Do të tentoja të mësoja gjuhen katlone (qesh). Nëse Barcelona dëshiron t’i bashkohet Premierligës, atëherë titulli do të ishte edhe më i vështirë”, tha Wenger për mediat angleze.
Ai po ashtu tha se Premierliga ka mjaftueshëm skuadra dhe nëse dëshiron të shkojë në 24 skuadra, fillimisht duhet të ftohen skuadrat skoceze para atyre spanjolle. /Express/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/barcelona-ne-premierlige-pas-pavaresimit-te-katalonise-442052/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright