22:59 / E Hënë, 20 Shtator 2021 / OSH

Barcelona nuk e mposhtë as Granadan në shtëpi

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më tepër se një barazim në shtëpi ndaj Granadas me rezultat 1-1, transmeton Indeksonline.

Në minutën e dytë të ndeshjes, Dominguez Duarte kaloi mysafirët në epërsi, duke shokuar Barcelonën.

Vendasit u përpoqën të barazojnë rezultatin gjatë gjithë ndeshjes, por u desht minuta e 90 që mbrojtësi Araujo t’i barazojë shifrat.

Barcelona pas 4 ndeshjeve ka 8 pikë dhe është në pozitën e shtatë.